Nuk dëgjonim prej kohësh nga ai, por Shpat Kasapi na surprizoi! Flet për herë të parë rreth lidhjes në distancë: ”Jam gati të fejohem…”

 

Shpat Kasapi kohëve të fundit ka qenë mjaft i rezervuar rreth jetës së tij private. Kishim kohë që prej këngëtarit nuk dëgjonim për ndonjë lidhje të re në jetën e tij, por në emisionin “Mirage” ai ka vendosur që ta thotë hapur se çfarë po ndodh momentalisht.

Mesa duket Shpati ka gjetur një vajzë, e cila jeton në Kosovë dhe pritet që shumë shpejt ta bëjë lidhjen zyrtare me të.

“Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizoj shumë shpejt. Është koha se bëra 33 vjeç.

Do të ketë fejesë. Ajo është në Kosovë unë jam në Shkup, po kontaktojmë falë zotit kemi ‘Whatsapp-in’”, – ka thënë këngëtari.

Shpati ka premtuar se kur të zyrtarizojë lidhjen do të shfaqet përkrah partneres.

 

 

 

albshowbizzz.com