Nuk dorëzohna! Majk i dedikon këngë personave që “e shkelën” dhe i kthyen kurrizin

  

Reperi Majk ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Nuk dorëzohna”, i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë.

Teksti i shkruajtur nga vetë këngëtari flet për një djalë të vogël që ka patur ëndërr të bëhet boksier, por askush nuk i dha dorë. Me guxim, vullnet e shpirt luftarak, vogëlushi ia doli që të ketë sukses pasi nuk u dorëzua kurrë.

Me këtë projekt muzikor, Majk arriti të përcjellë një mesazh tek ndjekësit e tij që të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre. Nuk dihet nëse e njëjta histori i ka ndodhur edhe reperit në karrierën e tij muzikore.

Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për Majkun.