‘Nuk hahen fasule çdo ditë’, Tayna vazhdon të na SURPRIZOJË me paraqitjet, kësaj radhe transformohet si një ‘’ylber’’

 

Tayna gjithnjë e më shumë po bëhet unike me paraqitjet e saj. Këngëtarja nuk po i lë fansat të marrin frymë nga shumëllojshmëria e ngjyrave dhe trendeve që sjell me veshjet dhe paraqitjen e saj.

Reper-ja për këtë ka edhe një filozofi të sajën. Sipas një postimi të saj të bërë kohë më parë ajo thoshte se nëse i dashuri i thotë se ‘nuk hahen fasule çdo ditë’, ajo e ka një zgjidhje, dhe më pas kishte postuar të gjitha paraqitjet e saj që nuk duken kurrë të njëjta.

Në foton e fundit Tayna i kishte lyer flokët në rozë dhe ishte kombinuar me një kostum sportiv mjaft të këndshëm dhe me një kapele shumë trendy.

Ju kujtojmë se vetëm një javë më parë ajo i habiti të gjithë me flokët bionde të shkurtra dhe me baluke.

 

albshowbizzz.com