Nuk i kemi parë një kohë të gjatë së bashku: Vëmendjen në ndejat e Oscarëve e rrëmbeu edhe e dashura e Vin Dieselit
Në ndejën e Vanity Fair me rastin e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, aktori Vin Diesel erdhi së bashku me të dashurën Paloma Jimenez.
Çifti i famshëm tërhoqi vëmendjen tek vetja, jo vetëm për shkak se nuk i kemi parë aktorët në publik për një kohë të gjatë, por për shkak se bukuroshja është 16 vjet më e re se aktori.
Ajo dukej e mrekullueshme në një veshje të bardhë të një dekolte të hapur, e cila gjë bëri të tërheq vëmendjen e paparacëve.
Çifti është bashkë që nga viti 2007 dhe ka tre fëmijë, vajzën Hania Riley Sinclair (11), djalin Vincent (9 vjeç) dhe vajzën katërvjeçare Pauline.
Dyshja po arrijnë me sukses të ruajnë privatësinë e tyre dhe këtë e ka konfirmuar aktori 51-vjeçar.
“Unë nuk dua të zbuloj jetën time private në revista si aktorët e tjerë. Unë e kam një kod të privatësisë ashtu si Harrison Ford, Marlon Brando, Robert De Niro dhe Al Pacino”, pohoi ai.
Ndryshe, bukuroshja 35-vjeçare është model dhe aktore meksikane ndërsa është shfaqur në shumë reklama dhe revista. /Telegrafi/