Nuk ka paqe për Michael Jackson

  

Për Michael Jackson mesa duket nuk do të ketë paqe. Dhjetë vite pas vdekjes së yllit të popit, dokumentariLeaving Neverland” riktheu në qendër të vëmendjes akuzat për pedofili, duke bërë madje që të kërkohet zhvarrosja e trupit të tij.

Sipas të përditshmes “The Sun” të paktën 11 persona raportohet se kanë kërkuar që trupi i Mbretit të Popit t’i nënshtrohet analizave të ADN-së.

Autoritetet mund të marrin vendimin për të mbledhur ADN, e cila më pas do të krahasohet nëse përputhet me atë të personave që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht prej tij.

Ekspertët mjeko-ligjorë thonë se ADN-ja e viktimave mbetet për shumë kohë në pjesët e trupit të autorit si lëkura apo thonjtë.

40-vjeçari James Safechuck dhe 36-vjeçari Wade Robson, janë dy prej personave që pretendojnë se janë abuzuar nga mbreti i popit kur ata ishin përkatësisht 10 dhe 7 vjeç.

Tv Klan