Nuk tregon asgjë mbi jetën personale, Irina Shayk tregon arsyen

  

Marrëdhënia e Irina Shayk dhe Bradley Cooper është rreptësisht kufizuar për mediat dhe fansat e tyre. Modelja dhe regjisori kanë një vajzë 2-vjeçare Lea dhe janë bashkë që nga viti 2015.

Por Irina zbuloi për Glamour UK se përse nuk dëshrion të bëjë publike jetën e saj personale.

“Kam shumë miq që ndajnë gjëra nga jeta e tyre personale në Instagram apo mediat e tjera sociale, i bëjnë shumë publike. E admiroj këtë gjë dhe mendoj se është e mrekullueshme, por kjo gjë ka të bëjë me zgjedhjen personale.”

Dhe zgjedhja e saj është ta mbajë jetën personale sa më private.

“Puna ma kërkon që të jem aktive, ndërsa për familjen vendosa të mos publikoj gjë,”-tha supermodelja. “Kjo është arsyeja pse quhet personale sepse është diçka për ty dhe familjen tënde. Unë ndihem e lumtur.”

Ndërsa Cooper është shprehur: “Krijimi i familjes ndryshoi gjithçka. Vajza jonë është mahnitëse.”