Nuk zuri mend! Tristan e ka tradhtuar sërish Khloe Kardashian-in me shoqen e ngushtë të motrës së saj?! Ja detajet! [FOTO]

 

Të gjithë e mbani mend bujën e madhe që bëri tradhtia e basketbollistit Tristan Thompson pak përpara lindjes së vajzës së tij me Khloe Kardashian. Tristan u filmua në një klub nate teksa puthej me dy femra në prill të vitit 2018-të e më pas u fotografua teksa dilte nga një hotel me njërën nga vajzat.

Dhe një postim i Khloe para pak ditësh i habiti fansat.

“Ndonjëherë Zoti, ta thyen zemrën tënde për të të shpëtuar shpirtin”, shkroi ajo në Instagram duke lënë të kuptohet se ajo dhe Tristan janë ndarë. Por një tjetër thashetheme që po “çmend” rrjetin është ai që Tristan Thompson tradhtoi Khloe Kardashian me shoqen e saj të ngushtë, Jordyn Woods.

Kylie Jenner është e rebeluar dhe e gjithë familja Kardashian është e tronditur, ndërsa nga ana tjetër 21-vjeçarja mësohet se e ka mohuar lajmin për disa ditë dhe është në mëdyshje sesi duhet ta përballojë situatën. Kjo veçanërisht edhe për faktin se Jordyn jeton me Kylie-n prej pak kohësh. 

Sipas “E!News”, Tristan dhe Jordyn shkuan me një grup miqsh të përbashkët për të ndjekur një shfaqje të Drake dhe burimet thonë se ata qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit dhe flirtonin gjithë kohës.

Burimi tregon se ai i kishte hedhur krahun, ndërsa Jordyn i qëndronte pranë dhe qeshte gjithë kohës me të.

Jordyn më pas qëndroi në shtëpinë ku u organizua festa me të dhe miqtë e tij, deri në orët e para të mëngjesit. Ata ishin ulur në një divan dhe flisnin e përkëdheleshin gjithë kohës.

wooet.jpg

 

albshowbizzz.com