‘O sa mirë me qenë Shqiptarë’, ja artistet dhe reper-i i famshëm kosovar që morën nështetësinë nga presidenti Meta

 

Zyra e presidencës ka publikuar 19 emrat e rinj, të cilët marrin nështetësinë shqiptare nga vetë presidenti.

Midis tyre syrit tonë nuk mund t’i shpëtonin edhe disa personazhe të famshëm publikë.

Dy artistet e njohura të knëgës popullore Mihrije Braha dhe Shyhrete Behlulin janë ato të radhës që marrin shtetësinë shqiptare pas emrave të tjerë si Era Istrefi, Nora Istrefi, Roberti, etj…

Gjithashtu në listë shihet edhe emri i reperi-t Gold AG. Ky i fundit është edhe një nga personazhet që i ka kushtuar më shumë se çdo reper tjetër vargje historisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne jemi të lumtur që nënshtetësia e këtyre personazheve të njohur do përpiqet që gjithnjë e më shumë ta ngrejë lart emrin e dy kombeve tona.

auto_1550608408.jpg

a200383133_s800b1b5.jpg

gold-ag.png

dekret.jpg

52749968_785269031844799_5924892940856983552_n.jpg

 

 

albshowbizzz.com