Offset flet hapur për situatën e tij me Cardi B

  
  

Offset dhe Cardi B janë bashkuar më në fund, por për këtë nuk ishte aq lehtë.

Teksa promovoi albumin e ri “Father of 4” në “The Breakfast Club”, fronemtni i Migos foli hapur për ndarjen e tij dhe Cardit.

Ai pranoi se ka pasur frikë se do ta humbiste gruan përgjithmonë.

“Unë kurrë nuk dua ta humb atë ndjenjë. Dashuria është gjë e bukur”, u shpreh Offset.

Çifti arritën që t’i zgjidhin dilemat në javën e fundit.

“Ju duhet të shkoni në disa hapa në mënyrë që të ngriteni. Ishte ai gabim që bëra unë që më bëri ta vlerësoj më shumë”, potencoi Offset.

Ai pranoi se disa herë e ka lutur Cardin për t’u pajtuar, por ajo nuk ka qenë lehtë që të bindet.

Çifti kanë një vajzë të vogël, Kulture. /Telegrafi/