Orlando Bloom i dhuroi Katy Perryt unazë thuajse të ngjashme me atë që i kishte propozuar ish-gruas Miranda Kerr
Përzgjedhja e unazës së fejesës nga Orlando Bloom është paksa e pazakontë, pasi ai ka bërë të njëjtën përzgjedhje për të dytën herë.
Aktori hollivudian i ka dhuruar Katy Perryt një unazë me dizajn krejtësisht të njëjtë me atë që ia kishte dhënë ish-partneres së tij, Miranda Kerr, para nëntë vitesh, dallon vetëm ngjyra.
Pas lidhjes trevjeçare, Bloom i ka propozuar këngëtares në Ditën e të Dashuruarve dhe ajo i ka thënë ‘PO’.
Perry e ka publikuar një fotografi të përbashkët me aktorin në Instagram duke vënë në plan të parë unazën e fejesës.
Derisa nuk dihet çmimi i saktë, një ekspert i unazave të diamantit ka thënë për E! News se unaza e Katyt kushton deri në pesë milionë dollarë (4.4 milionë euro).
Por, vëmendje ka tërhequr fakti që 42-vjeçari e ka zgjedhur të njëjtin dizajn të unazës që ia kishte dhuruar ish-gruas së tij.
Orlando i kishte propozuar martesës modeles Miranda Kerr në vitin 2010 me një unazë që kishte renditjen e ngjashme të diamante dhe dukej si një lule.
Megjithatë, në rastin e ish-partneres së tij, Bloom kishte zgjedhur një formë më klasike të bardhë, ndërkohë që për t’iu përshtatur stilit të Kerryt, unazën e saj e ka bërë me ngjyra.
Aktori hollivudian dhe modelja e famshme kanë një djalë së bashku, Flynn Christopher Bloom, i cili ka lindur në janar të vitit 2011. /Telegrafi/