Partneri i Viola Spiros nuk do ta kuptojë kurrë nëse ajo është xheloze! Arsyeja mund të jetë më e komplikuar seç e mendoni

 

Viola Spiro mesa duket ka një konceptim ndryshe përsa i përket xhelozisë në një lidhje.

E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja e famshme nuk nguroi të shprehte opinionin e saj në lidhje me këtë fenomen.

Ajo e pranoi se është mjaft xheloze për partnerin, por këtë anë të saj përpiqet të mos e shfaqë duke vuajtur me veten. Pra nëse një femër tjetër mund t’i kontrollonte telefonin partnerit, Viola nuk do ta bënte.

“Jam xheloze. Mund të mos e shpreh por e përjetoj vetë”.

Një cilësi që edhe mund të keqkuptohet kjo e Violës dhe të interpretohet si mungesë dashurie, por kjo është mënyra që ajo ndihet komfort me veten.

Përtej kësaj dukurie ajo rrëfeu se është një kuzhiniere e mrekullueshme, gjë që padyshim do e bënte një të dashur të mrekullueshme për çdo fatlum.

 

 

 

albshowbizzz.com