Pas aksidentit të Eni Çobanit, Ardit Gjebrea tregon gjendjen e saj
Dy ditë më parë, Eni Çobani ka pësuar aksident në Tropojë.
Eni Çobani ishte rrokullisur disa herë me veturë, por fatmirësisht kishte shpëtuar, shkruan lajmi.net.
Përmes një statusi në Instagram, Ardit Gjebrea tregoi se Eni ka shpëtuar mirë, pasi u rrokullis natën në përrua.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ARDITIT, PA NDËRHYRJE:
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani … u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.
E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!
Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!
Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…
Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”.
Në anën tjetër, përmes një postimi në InstaStory, Eni Çobani ka falënderuar Zotin pasi i shpëtoi aksidentit.
“Zoti eshte i madh te qofshim fale per mrekulline qe bere”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
View this post on Instagram
Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!
albshowbizzz.com