Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Nicki Minaj, ylli LATIN bashkëpunon me këngëtarin shqiptar dhe Xhensila Myrtezajn: ‘Kemi përfunduar videoklipin’ [VIDEO]

 

Një prej artistëve më të mirë në tregun shqiptar po arrin të ketë sukses dhe në botë. Ardian Bujupi solli hitin “Gunz n Roses” me këngëtaren e famshme Helly Luv.

I ftuar në “Why Not” me Roza Latin, ai konfirmoi se dëgjon shumë këngë latine dhe po punon me artistin portorikan për hitin e rradhës.

Ardian Bujupi: Me Farrukon e kemi përfunduar videoklipin. Ai si tip është shumë përtokë. Te ne thojmë përtokë nëse nuk e kanë mendjen e madhe. Unë para tij jam shumë i vogël dhe ai sërish thotë faleminderit për shansin që po më jep.

Ndërsa remixin e këngës “Çika çika” do ta publikojë me 22 shkurt.

Ai zbuloi se pjesë e bashkëpunimi do jetë edhe Xhensila Myrtezaj përmes një postimi në Instagram, por nuk e dimë nëse do shfaqet edhe këngëtarja në klip.

 

 

albshowbizzz.com