Pas diagnostikimit me sëmundjen e rëndë, Selma Blair me bastun në tapetin e kuq

  

Selma Blair është shfaqur në tapetin e kuq për herë të parë, që nga muaji tetor kur zbuloi se u diagnostikua me sëmundjen e  ‘sklerozës së shumëfishtë’.

Aktorja sfiloi me një fustan të gjatë dhe bastun të personalizuar në dorë në festën e Oskar, Vanity Fair.

Blair dukej mahnitëse dhe shkëlqeu ndërsa pozoi para kamerës.

Ylli i Hollywood ka folur për herë të parë për betejën e saj me sëmundjen në një intervistë televizive dhe përshkroi momentin kur mësoi për diagnozën.

“Po qaja,”-tha ajo. “Nuk ishin lot paniku, por lot duke e ditur që po humbja kontrollin e trupit tim.”

46-vjeçarja, e cila mori famë me rolin e saj në filmin “Cruel Intentions” të vitit 1999, u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen në tetor.

“Që kur djali im lindi, kisha shenja të sklerozës së shumëfishtë, por nuk e dija,”-tha Blair. “Mjekohesha vetë me ilaçe kur djali nuk ishte aty. Pija shumë. Kisha dhimbje të mëdha.”

Për aktoren gjëja më e vështirë ishte ti tregonte djalit të saj 7 vjeçar, Arthur Saint, për sëmundjen.

“Pas diagnozës duhet t’ia tregoja. I thashë kam diçka të quajtur skleroza e shumëfishtë. Ai qau dhe më pyeti: Do të vrasë kjo sëmundje? Dhe i thashë që ‘Jo, asnjëherë nuk e dimë se çfarë na vret Arthur.”

 “Jam bërë person me aftësi të kufizuara”, aktorja e njohur flet për sklerozën e shumëfishtë