Pas kritikave për performancën në Super Bowl, reagon Adam Levine
Adam Levine është frontmeni i bendit të njohur amerikan, “Maroon 5” dhe një ndër më të kërkuarit në treg.
Këngëtari ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen kryesore të futbollit amerikan, i njohur si Rugby.
Por, jo çdo kush ishte i kënaqur me sjelljen e artistit, i cili u kritikua me rastin e zhveshjes së fanellës në skenën gjigante të Atlantas, “Mercedes Benz Arena”.
Megjithatë, 39-vjeçari i është përgjigjur kritikave përmes rrjeteve sociale duke falënderuar të pakënaqurit pasi që në këtë formë po i bëjnë të përmirësojnë performancat e tyre.
“Kur ne pranuam përgjegjësinë për të performuar tek SBHTS, unë nxora stilolapsin dhe vetëm shkruajta. Disa nga fjalët që më erdhën të shkruaj në atë moment gjetën vend tek balonat e mrekullueshme me drita që u ngjitën në qiell dhe zbritën gjatë mbrëmjes”, shkroi fillimisht ai.
“Ne falënderojmë universin për këtë mundësi historike për të luajtur në evenimentin më të madh botëror. Dhe ne falënderojmë kritikët tanë që gjithmonë na shtyjnë për të vepruar më mirë! Një dashuri!”, pohoi Adam Levine.
Ndryshe, New England Patriots ka mbrojtur titullin e kampionit pas triumfit kundër Los Angeles Reims me rezultat 13:3. /Telegrafi/