Pasi fitoi në finalen e Super Bowl: Gisele Bundchen i dhuron një puthje pasiononte bashkëshortit kampion, Tom Brady

  
  

New England Patriots ishte shpallur kampion i NFL-it, duke mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Ndeshja kryesore të vitit nga shkallët e stadiumit e kanë ndjekur edhe shumë yje të botës së shoubizit.

Një prej tyre ishte edhe modelja e njohur Gisele Bundchen, e cila ka mbështetur bashkëshortin, i cili luan për ekipin triumfues, Tom Brady.

  

Tom Brady dhe Gisele Bündchen (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

  

Tashmë janë publikuar disa prej fotografive të pas ndeshjes teksa shihen çifti më i pëlqyer i Rugbyt teksa shkëmbejnë puthje pas përfundimit të takimit.

Së bashku me bukuroshen ndeshjen e kanë përcjell edhe fëmijët e sportistit, të cilët shihen tejet të lumtur në përqafim të Bradyt.

Theksojmë se Tom Brady me 41 vjet u bë lojtari më i vjetër dhe 66-vjeçarii Bill Belichik është trajneri më i moshuar që ka fituar një kampionat të NFL-it.

Ndryshe, New England kështu barazuan rekordin e titujve me Pittsburgh Stilers, duke i kaluar rivalët e tyre me 37 fitore në “Play-Off”. /Telegrafi/

  

Tom Brady dhe Gisele Bündchen (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

  

  

Tom Brady dhe Gisele Bündchen (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)