Pasi publikoi video me një femër duke ia dridhur të pasmet, G4shi merr kritika nga prindërit dhe detyrohet ta fshijë
Reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuaar të Amerikës, G4shi, di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave.
Së fundmi, ai publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqej një femër, teksa ia dridhte të pasmet.
Të njëjtën video, ai më pas vendosi që ta fshijë, kjo mesa duket për faktin se kanë ndikuar prindërit e tij.
Vetëm pak orë pasi ka publikuar videon, G4shi ka ndarë me ndjekësit mesazhet private të dërguar nga babai dhe e ëma, të cilët e kanë kritikuar për postimin e tij.
“Mos e bëj veten të dukesh se po bën jetë të ulët, mos bëj gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, janë fjalët që babai i ka shkruar në mesazh.
“Shumë keq, unë jetoj jetën më ndryshe… ju duhet të ndaloni së shikuar gjërat e mia në Instagram ose ju bëj bllok”, ka qenë përgjigja e G4shit.
Ndërkohë, në postimin e kësaj bisede të ndarë me fansat e tij në Instagram, gashi ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Kur ti ke prindër shqiptarë, ti nuk mund të postosh diçka të çmendur në Instagram”. /Telegrafi/