Pasi u nda nga jeta gazetari i njohur, me këto vargje e kujton Sinan Vllasaliu

Gazetari dhe tekstshkruesi Hivzi Krasniqi sot është ndar nga jeta.

Këngëtari Sinan Vllasaliu përmes një statusi në rrjete sociale, e ka kujtuar Hivzi Krasnqin, shkruan lajmi.net.

Ai e kujtoi përmes vargjeve që ia kishte shkruar pikërisht Krasniqi, e që ajo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I SINANIT, PA NDËRHYRJE:

“Lamtumirë miku im!

U prehtë në paqe shpirti yt!

Do të kujtojmë me këngë, me vargjet më të mira që i thure për këngët e mija ndër vite:

Kthehu oj rini, Kurr Kosova s’bëhet shkinë, Sonte o shokë etj.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë!”.