Patrisi publikon një fotografi nga fëmijëria
Sa i ngjan Tiani Bateristi i Filharmonisë së Kosovës, Patris Berisha, njëherësh edhe partneri i Altuna Sejdiut dhe vëllai i Robert Berishës është protagonist tjetër i mediave rozë.
Kohëve të fundit është komentuar shumë edhe për raportin mes Tunës dhe familjes së tij, e që ka marrë edhe më shumë bujë me deklaratën e Robertit se ata nuk flasin me Tunën.
E pas kësaj deklarate, natyrisht që ka folur edhe Patrisi, i cili në emisionin “Xing me Ermalin” ku ishte i ftuar bashkë me partneren, ka thënë se vëllai e ka vendin e vetë dhe gruaja vendin e vetë, mirëpo për të dy personat më të rëndësishëm janë Tuna dhe Tiani.
Me këtë deklaratë siç duket thashethemet kanë marrë fund dhe ata po vazhdojnë jetën të lumtur.
Patrisi në Instagram ka publikuar një fotografi kur ka qenë i vogël, me flokë të gjata.
Me gjasë Tiani i ka ngjarë të atit, e kështu kanë thënë edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë shkruar komente të tilla si, “Tiani me flokë të gjata”, “Tiani identik si ty”, “Tiani të paska ngja ty”, e tjera komente.
albshowbizzz.com