Pengu më i madh në jetë i Kastro Zizos
Kastro Zizo ka zbuluar një nga ‘pengjet e tij më të madha’ në jetë në emisionin e tij ‘Late Night Show’ në Ora News, teksa në studio ishte i ftuar Bojken Lako.
Kastro tha se është penduar shumë që zgjodhi të përgatitej për Këngën Magjike në vend që të merrte pjesë në koncertin e rokerit në dhjetor.
Kastro Zizo:
Në dhjetor, vjet, që unë qëllova i sëmurë dreqi ta hajë, duhet të isha në recitalin tënd, në 25 vjetorin e karrierës tënde, qëllova që isha edhe tek Kënga Magjike, prap ma futën ca aty dhe të lashë mbas dore ty. Është një ndër pengjet më të mëdha, por që do ta shpërblej një nga këto ditë. Duke shkuar tek provat e Gjebrës, paralel qëlloi edhe Bojkeni, isha edhe i sëmurë, tmerr i madh. I dhashë prioritet atij festivali dhe jo ty. Sa inat më vjen.
Bojken Lako:
Nuk shihet ashtu shoqëria, me një ditë.