Për rikthim, dashuri apo martesë? Vendi ku VIP-et SHQIPTARE ”vdesin” të bëjnë FOTO, nga Kiara Tito e deri te Oriola Marashi!

 

I kemi parë shpesh në ekranet televizive apo në rrjetet sociale dhe na duhet ta pranojmë që janë disa nga vajzat më të bukura shqiptare. Mirëpo kemi veçuar disa prej tyre që kanë realizuar foto në të njëjtin vend dhe kanë bërë shumë mirë. Bëhet fjalë pikërisht për shatërvanin e famshëm “Fontana di Trevi” që ndodhet në Romë.

Në këtë kolazh fotosh mund të shihni modelet dhe moderatoret e njohura si Oriola Marashi, Fjoralba Ponari, Klea Huta, Françeska Jaçe, Kiara Tito dhe Elhaida Dani që kanë shkrepur aparatin në “Fontana di Trevi”. Është një ndër vendet më romantike në botë, por e dini që ka dy legjenda lidhur me të?

Sipas të parës, duke hedhur monedhën në shatërvan, dora e djathtë vendoset mbi shpatullën e majtë. Kthimi në Romë është i garantuar.

Legjenda tjetër, që ka frymëzuar edhe një film “”Tre soldi nella fontana di Trevi”, duhet që të hidhen 3 monedha në shatërvan. E para garanton rikthimin në Romë, e dyta do të sjellë një histori të re dashurie dhe e treta do të sjellë një martesë.

collagevet.jpg

 

Paçi fat goca!

 

albshowbizzz.com