Për të kanë shkruar mediat në Zvicër – Ngjyrat e Ajkunes të preferuarat për flokët e yjeve shqiptare Taynas, Dhuratës, Kidës dhe Rinës
Është shqiptarja e parë që ka sjellë linjën personale të ngjyrave të flokëve dhe buzëkuqeve.
Ajkune është personazhi shqiptar që po bën bujë në Zvicër me produktet e saj që janë të patentuara.
Gazeta zvicerane Blick kohë më parë ja ka kushtuar asaj një artikull, në të cilin ajo vlerësohet lart për punën e saj.
“Nuk je bjonde, nëse nuk i ke ngjyrat e Ajkunes”, shkruan në gazetën më të madhe zvicerane.
Tashmë edhe në vendin tonë ngjyrat e Ajkunes janë më të preferuarat nga yjet.
Janë emra si Tayna, Kida dhe Rina që preferojnë ngjyrat e Ajkunes që reflektojnë origjinalitet tek yjet e skenës.
Ndërkaq, në vendin tonë imazh i Ajkunes dhe produkteve të saj është këngëtarja, Dhurata Ahmetaj, që së fundmi është shumë e kërkuar për kampanja të marketingut dhe ka përqëndruar fokusin në imazhin e saj.
Kështu, shqiptarët në botë vazhdojnë me sukeseset e tyre. /Telegrafi/