Përveç Duas dhe Bebes edhe këngëtari prizrenas pjesë e “Grammy Awards”
Kjo mund të ju ketë ikur por edhe këngëtari prizrenas ishte prezent në ngjarjen e madhe “Grammy Awards”.
Këngëtari shqiptar, Durim Morina, i cili njihet me nofkën Mirud ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, pranë të cilit ka treguar se për veshjen e tij është kujdesur një dizajnere shqiptare.
Kujtojmë që Mirud së fundmi ka qenë në Shqipëri, pasi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”.
Në “Grammy Awards”, Dua Lipa ka qenë shqiptarja e parë e cila ka rrëmbyer çmime. Ajo ishte e nominuar për dy kategori, atë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Outfit: @miranda_dupi you’ve made me look like a star and I love you so much. You’ve changed my life. ♥️ Hair: @kinder0401 #grammys2019
albshowbizzz.com