Pink me yll në Walk of Fame

  

Një yll për Pink në Hollywood Walk of Fame.

Ceremonia për këngëtaren e famshme u mbajt pasditen e së martës dhe mijëra tifozë ishin aty për ta mbështetur pavarësisht reshjeve të shiut.

Pink u shoqërua nga dy fëmijët e saj, bashkëshorti dhe miqtë e ngushtë, përfshirë Kerri Kenney dhe Ellen DeGeneres. Ky është ylli i 2.656 dhe ndodhet pranë kompleksit Hollywood & Highland.

Pink ka nxjerrë 7 albume dhe 15 këngë të saj qëndrojnë në Top 10 në tabelën Billboard Hot 100. Këngëtarja ka fituar tre çmime Grammy, një Daytime Emmy Award, një Billboard Music Awards, 7 MTV Video Music Awards, përfshirë  edhe çmimin e vitit 2017 Michael Jackson Vanguard Award.