Pink nderohet me çmimin për ‘arritje jetësore’ në “Brit Awards”

  
  

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve britanike, “Brit Awards” ka dhuruar shumë çmime për disa nga yjet e muzikës.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, arriti të marrë edhe një çmim në këtë mbrëmje: atë të “këngës më të mirë britanike”, për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim Calvin Harris.

Në po të njëjtën natë, me një nga çmimet më speciale të mbrëmjes është nderuar edhe këngëtarja të cil/n Dua eka pasur idhull që kur ka qenë e vogël.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë ndërkombëtare, Pink, e cila në këtë mbrëmje është nderuar me çmimin për “arritje jetësore”.

  

Kështu u duk Pink në tapetin e kuq të “Brit Awards 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

  

Në videon promovuese të çmimit për këngëtaren janë cituar sukseset e shumta që ajo ka pasur ndër vite, dhe në veçanti ylli i saj i sapo shtuar në “Walk of Fame”.

Pink është ngjitur e emocionuar në skenën e “Brit Awards” për të marrë këtë çmim honorifik, teksa ka falënderuar pa masë fansat e saj për mbështetjen.

  

Pink është shpërblyer me çmimin honorifik për kontribut artistik në “Brit Awards 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

  

“Faleminderit shumë, babai im është shumë i emocionuar tani. Faleminderit juve që më keni besuar”, ka thënë ndër të tjerash Pink, pasi ka marrë trofeun. /Telegrafi/