Plasin shakatë me fustanin e Bebe Rexhës – të gjithë miqtë e saj e veshën fustanin!
Deklaratat e saja dhënë mediave se
dizajnerët po refuzonin ta vishnin meqë ajo ka një figurë më të bëshme fizike,
kanë bërë bujë në mbarë botën.
Bebe Rexha e pati problem ta gjejë
një dizajner që do ia punonte veshjet për ceremoninë e çmimeve Grammy ku ajo do
merrte pjesë, meqë ishte e nominuar në disa kategori.
Por refuzimi për t’ia bërë një fustan bëri që Bebe Rexha ta shndërronte tërë situatën në gallatë.
Fustanin e saj glamuroz të punuar
nga Monsoori, e veshën të gjithë miqtë e saj pas ndejës dhe imazhet janë tejet
qesharake.
Vajza e djem të gjithë nga një herë e futën në trup atë fustan, ndërsa cdo fotografi u publikua nga vet Rexha në Instagram.
Këngëtarja
po ashtu ka folur për përkrahjen e madhe publike që ka marrë, pasi që tregoi se
dizajnerët kishin refuzuar ta vishnin për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy
për këtë vit, me arsyetimin se ajo është shumë e madhe.
“Në të vërtetë unë vetëm doja që ta ndaja
historinë time dhe të tregoja sa frustruese ishte. Kurrë nuk kam pritur që do
marr kaq shumë dashuri dhe mbështetje”, ka thënë Bebe në një intervistë për
prestigjiozen People, pasi që është refuzuar nga dizajnerët për shkak se masa e
saj e fustanit është 8-të.
albshowbizzz.com