Po fliste për njerëzit me ngjyrë kur fjalimi iu këput në mes! Producentët e Grammy sqarohen pse Drake s’u la të vazhdonte
Paraqitja e reperit Drake në skenën e ceremonisë së
ndarjes së çmimeve Grammy, ishte njëra ndër pikat kryesore të natës dhe shumë
shikues mbetën të hutuar pasi që reperit i mbeti në gjysmë fjalimi, dhe pati një
pauzë të shkurtër gjatë kohës sa po fliste.
Derisa Drake po e merrte çmimin për këngën më të mirë rep të viti, për këngën “God’s Plan” reperi e shfrytëzoi mundësinë që të fliste për fëmijët që po e shihnin, për ata që duan të bëjnë muzikë dhe për të gjithë miqtë e tij.
“Ne luajmë në një sport që është i bazuar në qëndrime personale dhe në fakte. Ky nuk është NBA. Ky është një biznes ku nganjëherë suksesi yt varet nga një grup njerëzish që nganjëherë nuk e kuptojnë se ti si një njeri me ngjyrë nga Kanadaja, ke për të thënë”, tha Drake gjatë fjalimit dhe fjalët e tij u morën si kritika për industrinë muzikore, që sipas tij s’i pranon dhe s’i përkrah mjaftueshëm njerëzit me ngjyrë.
Dhe në mes të fjalimit të tij, ata që po shihnin
Grammy’s nisën të shohin reklama!
Por sipas organizatorëve të akademisë, ndërprerja e
fjalimit të Drake nuk ishte e qëllimshme. Madje një zyrtar ka thënë se për
reperin është dhënë mundësia që të ngjitet në skenë e të flasë sërish, mirëpo ka
thënë se Drake ishte në rregull me aq sa kishte arritur të thotë! /Prive.al
albshowbizzz.com