Po shijon shtatzëninë, Gjira Kajtazi shfaqet atraktive nga ky vend

 
 

Është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Reperja e njohur, Gjira Kajtazi është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë në Greqi, shkruan lajmi.net.

Meqë është aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Kajtazi publikon imazhe dhe video të llojllojshme për ndjekësit e saj.

Së fundmi, ka hedhur një imazh teksa shfaqet mëse në formë dhe atraktive nga Greqia. “Ecja natën”, shkruan ajo.

Gjira po ashtu me anë të rrjeteve sociale paralajmëroi rikthimin në muzikë por ende nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri.

 

 
 

albshowbizzz.com