Promovimi i bukurive të Shqipërisë përmes një reagimi ndaj filmit “Taken” dhe protagonistit Liam Neeson
Trilogjia e filmave “Taken” bën pjesë në listën e filmave më të suksesshëm aksion falë shikueshmërisë dhe përfitimeve të mëdha. Projekti që është realizim i Luc Besson dhe Robert Mark Kamen, e kishte angazhuar aktorin e famshëm, Liam Neeson, në rolin kryesor.
Ylli irlandez luante rolin e Bryan Mills, një ish-agjent i CIA-s të cilit (në filmin e parë “Taken) i rrëmbehet vajza në Francë nga disa trafikantë shqiptarë që udhëhiqen nga Marko Hoxha (“Marko nga Tropoja”) që portretizohet nga aktori shqiptar, Arben Bajraktaraj.
Filmi i dytë (“Taken 2”) vë në spikatje hakmarrjen shqiptare, me ç’rast në Stamboll rrëmbehet gruaja e Bryan Mills dhe tentohet të rrëmbehet edhe vajza e tij. Në atë film, babai i Markos, Murad Hoxha (që luhet nga aktori serb Rade Serbedzija) e ndjek familjen e Mills në Turqi që të hakmerret për vrasjen e djalin. Pjesë e këtij filmi është edhe https://telegrafi.com/aktori-shqiptar-taken-rrefen-per-pse-zgjodhi-nje-rol-anti-shqiptar-ne-film/ target=”_blank” rel=”noopener”>aktori tjetër shqiptar, Luran Ahmeti.
“Taken” përfitoi 226.8 milionë dollarë (200 milionë euro), “Taken 2” përfitoi 376.1 milionë dollarë (333 milionë euro), ndërsa “Taken 3” (i cili nuk flet për shqiptarët) 326.4 milionë dollarë (289 milionë euro).
Prezantimi i shqiptarëve si kriminelë – banditë, vrasës e rrëmbyes – padyshim se kishte nxitur reagime të shumta në kohën kur u lansuan filmat. Ndërkaq, një fushatë e ndërmarrë në internet e ka shfrytëzuar pikërisht këtë qasje ndaj shqiptarëve si një kundëreagim për t’ia treguar botës kulturën, traditën dhe bukuritë e Shqipërisë.
Videoja nis me aktorin https://telegrafi.com/tag/florian-binaj/ target=”_blank” rel=”noopener”>Florian Binaj (i njohur për karakteret e tij në spektaklin e humorit, “Portokalli”), ndërsa pjesë e klipit është edhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Me moton “do të rrëmbehesh nga Shqipëria” tregohet bukuria natyrore, tradita, kultura, historia, ushqimi, mikpritja dhe shumëçka tjetër.
Klipi përmbyllet me “Markon nga Tropoja”, aktorin Arben Bajraktaraj, i cili thotë se shtëpia e një shqiptari i takon Zotit dhe mysafirit. /Telegrafi/