Pse a nuk ndodh shpesh?! Aktori i njohur shqiptar e pranon pa komplekse: ‘’Jam ende i vogli i mamit…’’
Aktori i njohur i komedisë, Aleksandër Grami ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku foli rreth projektit “Me Sandrin”, në bashkëpunim me regjisorin iranian Omid Karim.
Gjatë bisedës u transmetua edhe një episod i vogël nga projekti dhe pikërisht në të pasqyrohej një situatë familjare ku binte në pah marrëdhënia e nënave me fëmijët.
Ashtu si edhe në video Sandri e pranoi që mamaja ende dëshironte të luante një rol të madh në jetën e tij, me kujdesin e saj të tepruar.
I pyetur nga Bieta nëse është ende i vogli i mamit, përgjigja e tij ishte:
“Ndonjëherë po, jam i vogli i mamit”.
Nëna gjithmonë do të luajë një rol të madh në jetën e një mashkulli dhe mesa duket Aleksandri ende nuk po e tejkalon dot këtë pjesë.
albshowbizzz.com