Pse Princesha Diana tregoi më shumë dashuri për Prince Harry
Edhe pse nuk është aspak gjë e mirë, por duket se është normale që nënat të favorizojë njërin nga fëmijët e tyre dhe kjo mund të ndodhë për shumë arsye.
Princeshë Diana është konsideruar një nënë e mrekullueshme karshi fëmijëve të saj, Uilliam dhe Harry, transmeton portali arbresh.info
Richard Kay, komentator i familjes mbretërore, i cili ishtë shumë afër Princeshë Dianës, zbuloi se gjërat nuk kanë qenë shumë të thjeshta nga fillimi.
Princeshë Diana është munduar që gjatë gjithë kohës të tregojë një afërsi me djemtë e saj dhe t’u jap atyre dashuri të njejtë. Ajo u përpoq që edukimin e tyre ta bënte sa më normal, madje edhe stafin e kishte urdhëruar që ata të quheshin Princa dhe jo Lartmadhëri.
Princesha Diana dhe burri i saj, Prince Charles, punuan shumë që të dy djemve t’u kushtonin dashuri dhe kohë të barabartë, por anëtarët e tjerë të familjes ngjan që përqendroheshin më shumë te djali i madh.
Prandaj, edhe Diana besoi si Harry ishte ai që kishte nevojë për më shumë vëmendje.
Përderisa Uilliamit i thuhej se do një ditë do të bëhej mbret dhe se kërkohej kujdes special, Diana derdhi më shumë dashuri dhe vëmendje te Harry.
Në vitin 2007, në dhjetëvjetorin e vdekjes tragjike të nënës së tij, Harry e quajti atë “nëna më e mirë në botë”. Ai tregoi se ajo gjithnjë e ka shfaqur dashurinë ndaj tij dhe vëllaut.
Pricnesha Diana vazhdon të kujtohet fuqishëm nga djemtë e saj nëpër shumë ngjarje të rëndësishme.
albshowbizzz.com