Publikohet dëshmia e Michael Jackson

  

Dalin për herë të parë pamjet e të vetmes dëshmi të Michael Jackson, mbi akuzat për abuzimet seksuale ndaj të miturve.

Në videon gati 10 minutëshe që mban datën 1 Mars 1996, e publikuar nga Daily Mail, “Mbreti i Popit” reagon me buzëqeshje ndaj pyetjeve të prokurorit. Por nervozizmi që mban brenda, herë herë është i pamundur të fshihet.

I veshur me një xhaketë të zezë dhe me kapelën e tij karakteristike, Jackson asokohe 37 vjeç, refuzoi me përbuzje akuzat e bëra edhe për racizëm ndaj tij.

Njerëzit kanë gënjyer për mua. Jam një amerikan me ngjyrë dhe jam krenar për këtë, jam i nderuar.

Sa i përket marrëdhënies së afërt me fëmijët, Mbreti Popit citoi Jezusin për t’u përgjigjur.

“Jezusi tha se duhet t’i duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të ndershëm. Ai gjithmonë u kujdes për të qenë i rrethuar nga fëmijët, dhe kështu mësova të bëj dhe unë deri sa u rrita”.

Pas një procesi 6-mujor, Michael Jackson u shpall i pafajshëm në mars të vitit 1997, për akuzën e pedofilisë.

Tv Klan