Publikohet një këngë e padëgjuar e Amy Winehouse, bashkëpunim me Nas

  
  

Zëri i Amy Winehouse mund të dëgjohet në këngën e re, “Find My Love”, të producentit Salaam Remi, i cili ka bashkëpunuar me këngëtaren e ndjerë në albumet e saj, “Back to Black” dhe “Frank”.

Kënga e re pritet të jetë pjesë e përmbledhjes së re të Remi, “Do it for the Culture 2”, ndërsa në të këndon edhe reperi Nas.

  

Këngëtarja britanike, Amy Winehouse (Foto: Peter Macdiarmid/Getty Images for NARAS/Guliver)

  

Besohet se incizimi është bërë gjatë kohës kur Amy bashkëpunonte me producentin e njohur muzikor, i cili më pas e ka bërë një kombinim me https://telegrafi.com/tag/nas/ target=”_blank” rel=”noopener”>reperin amerikan.

“Bashkëpunimi me miq është pjesa më e mirë e krijimeve artistike. Nas dhe Amy, duke marrë parasysh se me vite të tëra kanë qenë partnerët e mi më të afërt kreativë, kanë bërë një këngë fantastike”, ka thënë Remi.

Kujtojmë që albumi i publikuar pas vdekjes së Winehouse, “Lioness: Hidden Treasures” (që ishte një përmbledhje e këngëve të publikuara dhe demo incizime) zuri vendin e parë në top-listat britanike duke vënë rekord për më së shumti shitje brenda javës së parë – transmeton BBC.

Amy Winehouse ishte gjetur pa ndjenja në korrik të vitit 2011 nga truproja e saj, i cili i kishte thirrur shërbimet emergjentë, të cilët kishin konstatuar se këngëtarja ka ndërruar jetë.

Për shkak të spekulimeve dhe dyshimeve për shkakun e vdekjes, në dhjetor të vitit 2012, autoritetet britanike e rihapën hetimet për vdekjen e këngëtares, ndërsa në janar të vitit 2013 u konfirmua se ajo kishte vdekur nga helmimi me alkool. /Telegrafi/