Publikohet video paralajmëruese nga PINT, “United State of Albania” lansohet më 17 shkurt – para porositjet filluan në PINT.al

  
  

Jo rastësisht, më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, MC Kresha dhe Lyrical Son kanë vendosur që të lansojnë albumin “United State of Albania” apo në shqip “Shteti i Bashkuar i Shqipërisë”.

“USA” tashmë është konfirmuar se po lansohet më 17 shkurt dhe këtë e bën vet hip hop superyjet në Instagram.

MC Kresha konfirmoi në Instagram me video paralajmëruese se 17 shkurti është data zyrtare e lansimit.

Tashmë para porositë kanë filluar të albumit, i cili nuk do të mund të gjendet në asnjë platformë, pos në CD zyrtare e cila mund të porositet në ueb faqen PINT.al.

Pikërisht mbrëmë u konfirmua lansimi i ueb faqes bashkë me platformën e porositjes së albumit që mundësohet nga AVD Digital.

Me plotësimin e formës në këtë ueb faqe ju do të keni mundësi që të siguroni albumin i cili vjen direkt në shtëpinë tuaj.

Ky konsiderohet hap i guximshëm në skenën muzikore shqiptare është marrë nga MC Kresha dhe Lyrical Son, të cilët e kanë pasur këtë si mundësi ideale për rikthimin e kultit të albumeve në skenën tonë.

  

Lista e këngëve të albumit “United State of Albania”

  

Albumi “United State of Albania” ka 23 këngë dhe shumë bashkëpunime tjera me emra të njohur të hip hopit.

Kënga e fundit e lansuar nga MC Kresha dhe Lyrical Son ishte bashkëpunimi me Ledri Vulën, “Menemadhe”. /Telegrafi/