Publikohet videoklipi i Ramë Lahajt, tenori i këndon ushtrisë së Kosovës në 11 vjetorin e pavarësisë
Tenori shqiptar nga Kosova, Ramë Lahaj, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës i ka kënduar ushtrisë së vendit.
Ai ka publikuar një video në të cilën nën interpretimin e tij shfaqen pamje me motive nacionale.
Ramë Lahaj në postimin e tij thotë se dëshira e tij është që të mos preket kufiri në këtë 11 vjetor të pavarësisë.
Ai ka thënë se ky do të donte të ishte një mesazh shprese.
“Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi. Mos na prekni kufirin”, u shpreh ai në Facebook.
Projekti është punuar nga Feim Ibrahimi, Gjoke Beci në tekst dhe Shpëtim Saraçi në aranzhman.
Videoklipi është realizuar nga një staf i gjerënë regji të Bledar dhe Besart Bujupit, kamerë të Latif Hasollit e Arton Krasniqit e post produksion nga Bledit.
Ramë Lahaj është tenor me famë ndërkombëtare, i cili gjithmonë është shprehur krenar me vendin e tij ku do që ka performuar. /Telegrafi/