Publiku protestoi me emrin e saj si kurrë më parë. E motra befason: Nuk flas prej vitesh! Ata gabuan [VIDEO]

 

Mediat italiane vijojnë të flasin për momentin epik nga Sanremo kur salla protestoi për minuta të tëra teksa Loredana Berte u klasifikua e katërta në garë. Këngëtarja u prit më duartrokitje të gjata në të gjitha netët e festivalit teksa u shpresh se me rikthimin e saj priste fitoren, për të mbyllur ciklin e saj me Sanremo. Por gjërat nuk shkuan kështu dhe Loredana u rëndit e katërta.

loredanaaa.jpg

Për këtë moment foli së fundmi edhe motra e saj, Leda Berte. E ftuar në Rai për të folur rreth Mia Martinit dhe Loredanës, ajo tregoi se prej vitesh nuk flet me Loredanën. E pyetur disa herë nga prezantuesja për arsyen përse nuk flasin prej 4 vitesh, Leda nuk dha detaje specifike duke theksuar se Loredana e ka numrin e saj e mund ta marri kur të dojë. Përtej kësaj lidhje paksa të çuditshme mes tyre, Leda u shpreh se u mërzit me rënditjen e Loredanës në Sanremo duke shtuar se e meritonte fitoren.

 

 

 

albshowbizzz.com