R Kelly lirohet nga burgu pasi pagoi 10 për qind të garancisë së kërkuar nga gjykata
Këngëtari R Kelly është lejuar të mbrohet në liri pasi ka paguar 10 për qind të shumës së kërkuar nga gjykata (një milion dollarë) si garanci për lirimin e tij.
Ndaj tij është ngritur padi për keqtrajtimin seksual të katër femrave, ndërsa është i akuzuar në dhjetë pika në kuadër të kësaj padie.
Policia e Chicagos kishte lëshuar një fletarrest lidhur me keqtrajtimin e katër femrave gjatë viteve 1998-2010, ndërsa R Kelly ishte dorëzuar vet.
Theksojmë se në kohën kur kanë ndodhur abuzimet, dy prej viktimave kanë qenë nën moshën 16 vjeçare, njëra ka qenë ndërmjet 14 dhe 16 vjeç, kurse viktima e katërt ka qenë 24 vjeçare. Sipas palës së akuzës, këngëtari ka ushtruar forcë ose kërcënim gjatë kohës kur i ka kryer marrëdhëniet seksuale me viktimat.
https://telegrafi.com/gjykata-kerkon-nje-milion-dollare-garanci-qe-r-kelly-te-mbrohet-ne-liri/ target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>Për lirimin e tij është kërkuar dorëzani në vlerë prej një milion eurosh, ndërsa gjykatësi ia ka ndaluar çfarëdo kontakti me personat nën moshën 18 vjeçare, si dhe është detyruar ta dorëzojë pasaportën.
Megjithatë, për lirimin e tij fillimisht është dashur të depozitohen 10 për qind (100.000 dollarë) të shumës totale, gjë që e ka bërë këngëtari dhe është liruar të mbrohet në liri.
Nëse shpallet fajtor për keqtrajtim seksual të femrave të mitura, R Kelly do të dënohet deri në 70 vjet burg – kanë raportuar mediat amerikane. /Telegrafi/