R Kelly po vazhdon me tatëpjetën në karrierën muzikore

  
  

Qyteti i Filadelfias ka miratuar një ligj që i ndalon simbolikisht R. Kellyt ta vizitojë këtë megapolitan të SHBA-ve.

Të enjten, më 31 janar, Këshilli i Qytetit të Filadelfias miratoi njëzëri një rezolutë duke shprehur se këngëtari nuk ishte i mirëpritur në këtë qytet, raporton NME.

Megjithëse ky ligj nuk e ndalon rreptësisht paraqitjen zyrtare të artistit në qytet, kjo shërben si një deklaratë publike se nuk ka vend një ndër njerëzit që akuzohet për dhunime seksuale.

Kujtojmë se kohët e fundit u transmetua një dokumentar rreth viktimave të dhunës seksuale, të cilat 52-vjeçari gjithmonë i ka mohuar këto pretendime.

“Unë besoj se R Kelly dhe ngacmuesit si ai, duhet të jenë të zënë ngushtë dhe të dëbohen nga jeta publike,” tha Helen Gym, një nga iniciatorët e miratimit të ligjit.

Është e rëndësishme të theksohet se këngëtari nuk është dënuar për ndonjë krim, por aktualisht është nën hetime nga FBI.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/