Rami Malek pasi mori një Oscar, deklaratë dashurie ndaj Lucy Boyntonit

  
  

Rami Malek fitoi çmimin kryesor për aktorin më të mirë duke rrëmbyer edhe të parin Oscar në karrierën hollivudiane.

Aktori me prejardhje egjiptiane pati një fjalim të fuqishëm dhe tejet emocionues pasi mori statujën e artë.

Ai u shpërblye për interpretimin fantastik të këngëtarit të ndjerë, Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody”, duke mëshiruar frontmenin e bendit Queen.

  

Lucy Boynton dhe Rami Malek (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

  

“Im atë ishte egjiptian. Jam amerikan i gjeneratës së parë dhe një pjesë të historisë sime po e shkruaj tani”, tha 37-vjeçari.

Megjithatë, fjalimi nuk e mbylli pa një deklaratë dashurie duke treguar se është në lidhje me aktoren, Lucy Boynton, e cila luajti në të njëjtin film me Malekin duke interpretuar rolin e Mary Austinin, të dashurën Freddie Mercury.

  

Rami Malek dhe Lucy Boynton (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

  

“Më ke rrëmbyer zemrën”, i tha aktori Lucy, duke u pritur me duartrokitje të fuqishme dhe më pas i rrëmbeu me të vërtetë një puthje të zjarrtë.

Ndryshe, filmi më i mirë u shpall në edicionin e 91-të të festivalit, “Green Book”. /Telegrafi/