Ramushi bëhet romantik për Shën Valentin, i dhuron buqetë me lule dhe gostit Anitën në “Ditën e të Dashuruarve”
Ramushi tregohet romantik për Shën Valentin
Sot (e enjte) në mbarë botën festohet 14 shkurti, e njohur ndryshe si “Dita e të dashuruarve”.
Në këtë ditë, shumë prej çifteve zgjedhin të festojnë së bashku, duke uruar dhe bërë dhurata ndaj njëri-tjetrit.
Duket se në një ditë si kjo, kujdes ka kushtuar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka befasuar bashkëshorten e tij, Anitën.
Kjo e fundit ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga shtëpia e saj, ku edhe mori dhuratën nga bashkëshorti.
“E mbushur me dashuri dhe buzëqeshje#Urime Shën Valentini”, ka shkruar Anita Muçaj-Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë.
Në fotografi, shihet buqeta e luleve që Ramushi i ka dhuruar asaj, ndërkohë që pas befasisë, çifti kanë gostitur së bashku me nga një gotë verë. /Telegrafi/