Regina King shpallet aktorja më e mirë në rol dytësor
Regina King është shpallur Aktorja më e mirë në rol dytësor falë rolit të saj në filmin “If Beale Street Could Talk”.
48-vjeçarja ka pasur konkurrencë të fortë në edicionin e 91-të të ndarjes së çmimeve Oscar, por arriti që të triumfojë.
Ky është çmimi i parë Oscar në karrierën e saj, ndërsa për të njëjtin rol ka fituar edhe në Golden Globes.
Të gjitha konkurrentet në kategorinë për aktoren më të mirë në rol dytësor:
Amy Adams, Vice
Marina De Tavira, Roma
Regina King, If Beale Street Could Talk
Emma Stone, The Favouirte
Rachel Weisz, The Favourite
Ndërkaq, “Free Solo” është shpallur filmi më i mirë dokumentar në edicionin e sivjetmë të Academy Awards.
Më poshtë është lista e konkurrentëve në kategorinë për dokumentarin më të mirë:
Free Solo
Hale County This Morning, This Evening
Minding the Gap
Of Fathers and Sons
RBG
Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney fituan Oscar për makijazh dhe stil të flokëve për filmin “Vice”.
Ndërsa këta ishin konkurrentët:
Border (Goran Lundstrom dhe Pamela Goldammer)
Mary Queen of Scots (Jenny Shircore, Marc Pilcher dhe Jessica Brooks)
Vice (Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney)
Ruth Carter e fitoi çmimin Oscar për kosrumografinë në filmin “Black Panther”.
Konkurrentët për kostumografinë:
The Ballad of Buster Scruggs (Mary Zophres)
Black Panther (Ruth Carter)
The Favourite (Sandy Powell)
Mary Poppins Returns (Sandy Powell)
Mary Queen of Scots (Alexandra Byrne)
/Telegrafi