Reperi i nominuar për Grammy, në burg për “mashtrim”! Ja reagimi i menaxherit të tij

  

Reperi i famshëm 21 Savage është arrestuar para disa ditësh nga zyrtarë të emigracionit në SHBA, pasi rezultoi se është shtetas i Britanisë së Madhe dhe jo nga Atlanta siç pretendonte dhe ka hyrë ilegalisht në SHBA kur ishte minoren.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Shayaa Bin Abraham-Joseph, ishte 12 vjeç kur erdhi në SHBA në korrik të vitit 2005 dhe nuk arriti të largohej kur viza e tij skadoi një vit më vonë, thanë zyrtarët.

Ai është marrë në paraburgim nga autoritetet e emigracionit në ShBA dhe sot ka ardhur një reagim nga menaxheri i tij Stone Mezzy.

“I kam thënë për mbështetjen që është duke marrë dhe kjo gjë e bëri të lumtur, ju falenderoj të gjithë për suportin”, ishin fjalët e tij në Twitter.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Grammy Awards ku 21 Savage është nominuar për çmimet “Record of the Year” dhe “Best Rap Song Performance” me këngën Rockstar.

Mbetet për tu parë nëse do të lirohet deri në natën e madhe, 10 shkurt.