Rihanna bashkohet me Jay Z
Bashkëpunimi i parë i Rihannës me Jay Z, “Umbrella”, rezultoi të ishte pikënisja e një suksesi te pandalshëm për këngëtaren nga Barbados.
E teksa fama e saj është tashmë e padiskutueshme, dyshja duket se mund të rikthehet me një tjetër hit.
Rihanna dhe Jay-Z janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke drekuar, duke bërë që mediat ndërkombëtare të aludojnë se mes tyre do ketë një tjetër bashkëpunim.
Sipas Neë York Post, dy artistët kanë biseduar për muzikë dhe se çfarë mund të realizojnë së bashku.
Përvec “Umbrella”, “Run This Town” dhe “Talk That Talk” kanë qenë dy këngë po aq të suksesshme të Rihannës me Jay Z. Ndërkohë, 30-vjeçarja është duke punuar prej disa kohësh për albumin e saj të ri, që pritet të publikohet këtë vit.
Tv Klan