Rikthehet Vlera Kastrati, këngëtarja e hitit “Shi bie në Tiranë”
Këngëtarja Vlera Kastrati njihet nga publiku për këngën “Shi bie në Tiranë”, që ajo kishte kënduar bashkë me këngëtaren Fitnete Tuda në vitin 1995.
Këngëtarja në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka dhënë detaje rreth projektit të saj të ri muzikor i cili përmban tetë këngë.
Ajo tregon se nga paslufta është marrë me aktivitete të ndryshme jashtë muzikës.
Këtë vit Vlera u kthye fuqishëm me një album muzikor i cili sipas këngëtares do të publikohet së shpejti, ndërsa kënga e saj e shoqëruar me videoklip është “I’ve sinned”.
Këngëtarja thotë se mëkati i saj i vetëm mbetet që ka qëndruar kaq gjatë larg muzikës.
Albumi i saj përbëhet nga shtatë këngë të kënduara në gjuhën angleze ndërsa një tjetër në atë frënge.
Këngëtarja thotë se tekstet e këngëve janë shkruar nga vet ajo, ndërsa aranzhimin e ka bërë Amedeo Tomasi, i cili ka bërë kolonën zanore të filmit “The Legend of the Pianist” i cili edhe ka fituar çmimin Oscar. /Telegrafi/