Rina publikon klipin e këngës “Ilegal”
Rina Balaj e ka lansuar këngën e re me titull “Ilegal” që është shoqëruar me video muzikore.
Tekstin e ka shkruar vet reperja, ndërsa producentët e njohur ZzapnChriss janë kujdesur për muzikës, derisa Bujaa Beats është kujdesur për ‘beatin’ në pjesën e parë të këngës.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation që e ka xhiruar videoklipin.
Bashkëpunimi me reperin anglez K-Koke, “Doën On Me”, është një prej realizimeve më të fundit të Rinës.
Videoklipi i asaj kënge u publikua në muajin dhjetor dhe deri më tani është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.
Një tjetër bashkëpunim, reperja e kishte lansuar në muajin nëntor. Është fjala për duetin me Fuegon.
Edhe kënga “Fly” u kompletua me videoklip dhe deri më tani numëron 3.6 milionë shikime. /Telegrafi/