Rina takon Majlindën, i gëzohet suksesit të xhudistes së artë
Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe Rina Balaj është krenare për sukseset e xhudistes së artë, Majlinda Kelmendi.
Reperja e ka takuar sportisten e famshme nga Kosova, me të cilën ka realizuar edhe një fotografi të përbashkët, të cilën e ka publikuar në Instagram.
“Krenari! Sukses pas suksesi. Ti je e arta”, ka shkruar Rina në përshkrimin e fotografisë.
Ky takim vjen pas suksesit të radhës të xhudistes nga Peja, e cila e https://telegrafi.com/majlinda-kelmendi-fiton-medaljen-e-arte-ne-dyseldorf/ target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Dyseldorfit në Gjermani.
Nga ana tjetër, Rina është duke e shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit që titullohet “Ilegal”
Reperja kësaj radhe ka ardhur me një solo projekt që e ka kompletuar edhe me videoklip, i cili për katër ditë ka kaluar shifrën prej 1.5 milion shikimesh në YouTube.
Në këngët e mëparshme, Rina kishte bashkëpunuar me K-Koke (“Down On Me”) dhe Fuego (“Fly”). /Telegrafi/