Rita e Dua i rikthehen kujtimeve të takimeve me kreatorin e ndjerë, Karl Lagerfeld

  
  

Stilist i modës, Karl Lagerfeld ka vdekur në Paris pas një sëmundjeje, e cila ‘e mori’ shumë shpejt.

Kreatori gjerman, i cili ishte drejtor kreativ për Chanel dhe Fendi, ishte një nga figurat më të spikatura të industrisë dhe punoi deri në vdekjen e tij.

Me të kanë pasur rast ta takojnë dhe punojnë edhe dy këngëtaret tona shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat e kanë kujtuar artistin.

Rita ka kujtuar bashkëpunimin e parë me gjermanin, të cilin e kishin realizuar në kryeqytetin francez, Paris.

“Askush nuk mund t’ju zëvendësojë. Më kujtohet shumë fotoshotingu, sidomos në orët e hershme të mëngjesit të ftohtë në Paris”, ka shkruar Rita në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përkrah të të ndjerit.

Edhe 23-vjeçarja ka zgjedhur fjalët më të mira për Karlin, megjithëse nuk ka pasur rast të bashkëpunojë.

“Pusho në paqe Karl. isha e nderuar që të takova një herë në Paris. Bota e modës ka humbur një ikonë, por vizioni jot do të jetoj përgjithmonë”, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.

Ndryshe, Lagerfeld është raportuar se gjatë kësaj jave do të përcillet për në banesën e fundit në Paris. /Telegrafi/