Rita Ora ka një mesazh të veçantë për Shën Valentin: “Puthni kë t’ju dojë qejfi…”[FOTO]

 

Nuk mund t’i mungonte kësaj dite edhe Rita Ora. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar këtë ditë.

Pasi kishte stampuar dy djem duke u puthur në bluzën e saj, ajo gjithashtu e kishte shoqëruar pozën me përshkrimin: Sot puthni personin që ju e doni! Urime Shën Valentini!”

Mesa duket Rita kërkon nga ne që t’i heqim komplekset dhe t’ja shprehim njerëzve dashurinë, e jo ta mbajmë brenda vetes.

Mesazh i bukur ky nga Rita, e cila kohët e fundit është parë në një fushatë ndërgjegjësimi të fuqishme përsa i përket komunitetit LGBT dhe të drejtave të tyre. Edhe vetë artistja e ka pranuar se ajo është Biseksuale dhe i pëlqen të dyja gjinitë.

rita_ora_34.jpg

 

albshowbizzz.com