Rita Ora, një tjetër sukses

  

Muzika e saj dëgjohet gjithandej, por këtë herë “Soul Survivor” e Rita Orës është kthyer në himn.

Këngëtarja e famshme me origjine nga Kosova dhe Serena Williams janë protagonistet e reklamës më të re  të kompanisë “Bumble” për Super BoUl.

Bumble, aplikacioni cili inkurajon femrat të krijojnë miq në internet, dhe të dalin në takime ka zgjedhur 28 vjeçaren dhe tenisten e njohur për fushatën “The Ball is in Her Court”.

Duke e konsideruar si këngë shumë të rëndësishme për të, nëpërmjet një postimi në Instagram Rita Ora është shprehur e nderuar që “Soul Survivor” u përzgjodh për këtë reklamë.

Me muzikën e Ritës në sfond, në video-reklamë shihet ikona e tenisit dhe momentet kur ajo e ka marrë iniciativën duke bërë hapin e parë,si dhe triumfet e saj nga e kaluara.

Tv Klan