Rita Ora rrëfen për kohën kur e kishte nënën me kancer

 
 Këngëtarja Rita Ora si rrallë herë ka folur për vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kohës kur nëna e saj, Vera Ora ishte diagnostikuar me kancer. 

  

 

 

Rita Ora ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, Verën dhe në kohën kur ajo ishte diagnostikuar me kancer sigurisht se këngëtarja shqiptare është përballur me shumë vështirësi, transmeton lajmi.net.

Për atë kohë ka folur së fundmi vetë Rita e cila ka treguar për vështirësitë që ka kaluar.

“Isha 13-14 vjeçe kur kuptova se nëna ime kishte kancer gjiri dhe nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë do të ketë qenë për të të rriste 3 fëmijë, të linte familjen dhe miqtë e saj, nga Kosova të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, të mësonte një gjuhë të re dhe të behej psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për rrugëtimin e nënës sime”, – ka thënë ajo.

Kujtojmë se Vera Ora është zgjedhur si ambasadore e një organizate, për të ndarë historinë e saj të suksesit me luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë që vuajnë nga e njëjta sëmundje./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com